Gjirokastër, Këshilltarët “penalizojnë” qytetarët, pagat i ndajnë nga zëri i investimeve

Debate të ashpra mes këshilltarëve kanë shoqëruar mbledhjen e këshillit të qarkut Gjirokastër, gjatë miratimit të buxhetit për vitin 2014, ku shumica e tyre janë përqëndruar në marrjen e shpërblimit nga vetë këshilltarët e këtij qarku, të cilin nuk e tërheqin prej 3 vitesh.Shefja e financës së këtij këshilli, Hiliana Kokalari, ka sqaruar se pjesa më e madhe e njësive vendore dhe Bashkitë kryesore, nuk kanë derdhur detyrimet financiare për vitin 2013, të cilat shkojnë në 9 milion lekë të rinj, ndërkohë që janë ende edhe 37 milion lekë të palikujduara, 20 milion prej të cilave e përbëjnë pagat e punonjësve të hequr nga puna në vitin 2007.Mungesa e këtyre arkëtimeve ka sjellë rrjedhimisht edhe mungesën e investimeve nga ky institucion, duke e kthyer atë në inekzistent.Edhe për këtë vit duket se investimet në Qarkun e Gjirokastrës do të mungojnë pasi vetë këshilltarët kanë këmbëngulur që të ardhurat për pagesën e tyre të hiqen nga investimet e parashikuara.Sipas ligjit , 2.5 % e të ardhurave të Komunave dhe Bashkive duhet të derdhen në qark, me qëllim funksionimin normal të këtij institucioni që rreth 10 % të të ardhurave të veta, e siguron pikërisht nga kjo transfertë.