Aksi rrugor Laç-Milot, përfundon rikonstruksioni i rrugës dhe trotuareve
Me një investim të konsidërueshëm akorduar një vit më parë nga qeveria Berisha kanë përfunduar punimet në aksin rrugor Laç-Milot, një ndër rrugët më problematike prej shumë vitesh. Janë afro 9 km të cilat ishin kthyer në makth për drejtuesit e automjeteve që përshkonin këtë aks, nga Laçi në Milot.Falë investimit dhe përfundimit të punimeve, një numër i madh banorësh të Kurbinit, tashmë kanë gjithë potencialin për një lëvizje tërësisht me parametra bashkohorë. 348 milion lekë të reja janë investuar në këtë segment me një volum investimesh si në ndërtimin e disa veprave të artit, kanalizime, mure dhe barriera mbrojtëse, trotuare, sinjalistikë etj,Tashmë që kjo rrugë është përfunduar, kanë nisur edhe punime të tjera në rikonstruksionin e trotuareve dhe asfaltimin e rrugëve të qytetit të Milotit.