Komunitetit maqedonas në Shqipëri, Themelko: Na diskriminojnë, nuk jemi pjesë e pushtetit

Komuniteti maqedonas në Shqipëri vazhdon të diskriminohet, duke mos ju njohur dhe respektuar të drejtat, ndryshe nga c'ndodh në krahasim me ato të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë.Kështu është shprehur kryetari i Partisë së minoritetit,  Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian, Edmond Temelko, gjatë një interviste dhënë për Ora Neës, ku thekson se një prej të drejtave të mohuara është përfaqësimi i këtij komuniteti në nivelet e qeverisjes dhe administratës publike.Një tjetër problem i ngritur nga Temelko mbetet mësimi i gjuhës amëtare, pasi ka mungesë të theksuar të teksteve shkollore. Në qarkun e Korçës ende nuk ka shifra të sakta sesa është numri i komunitetit maqedonas, pasi nuk është bërë një regjistrim i tyre, por mendohet që të jetë rreth 60 mijë persona.