Tiranë, autobuzi përplaset me automjetin, lëndohen disa persona

7 persona janë plagosur si pasojë e përplasjes së një autobusi me një makinë në dalje të kryeqytetit, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan.Shkak i aksidentit mendohet se ka qenë një manovër e gabuar e automjetit si dhe shpejtësia tej normave. Personat e plagosur  janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore.Sipas informacineve, personat e plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën, vetëm një prej prej tyre është në gjendje më të rëndë.Sipas të dhënave, autobusi me udhëtarë ishte i linjës Tiranë-Elbasan dhe po shkonte nga Tirana drejt qytetit të Elbasanit. Automjeti tip "Benz" ka goditur në pjesën e pasme autobusin, i cili sipas policisë ka qenë i mbushur plot me pasagjerë pjesa më e madhe e të cilëve janë studentë që kthehen në shtëpi për fundjavë.Menjëherë në vendngjare kanë mbërrritur edhe forcat e policisë për të zbardhur plotësisht ngjarjen e ndodhur. Ndërkohë që bëhet me dije se uniformat blu kanë shoqëruar në Komisariatin Nr.1 drejtuesin e mjetit tip "Benz" .