Reforma në sektorin e transportit, Haxhinasto: Ti vëmë rripin abuzimit me patentat

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, ka shfrytëzuar një takim me Drejtorinë e trasportit rrugor,për tu shprehur se reforma në këtë sektor do të preke mjaft hallka me qëllim rrugë më të sigurta në Shqipëri. Sipas tij do ti jepet fund një praktike të shëmtuar vitet e fundit,asaj të blerjes së patentave.“Patenta është një çertifikim, është një aftësi e qytetarëve për të drejtuar mjetin.Nëpërmjet shitjes së patentës shesim sigurinë e qytetarëve, kompromentojmë rëndë sigurinë e qytetarit që vet merr patentën, por kompromentojmë rëndë edhe sigurinë publike sepse një automjet që drejtohet nga një njeri i paaftë për të drejtuar mjetin është një rrezik i jashtëzakonshëm për sigurinë dhe jetën e qytetareve të tjerë.Prandaj do të realizojmë të gjithë ato masa që kemi në paketën tonë për gjithë sistemin e kualifikimit dhe të testimit të gjithë atyre që marrin dëshmi aftësie, pra patentën.Duke filluar që nga testimi teorik i cili shumë shpejt në menyrë urgjente duhet të zbatojë pikërisht atë që kemi vendosur , të kemi regjistriminbiometrik të kandidatit që vellai të mos shkoë të testohet për vëllain tjetër. Të bëhet testimi online për ata që bëjnë testimin teorik, por edhe testimi praktik patjeter që do ndryshojë, do të reformohet, nuk mund të ketë vend për subjektivizëm të komisionerëve apo të testuesve. Testimi praktikë do të ndahet në elemente përbërëse tëtij dhe do të ketë pikë të veçanta për çdo element përbërës të testimit. Dhe padiskutim teknologjia e informacionit do të jetë partneri ynë shumëi rëndësishëm në këto përpjekje”tha ai.Në sitë do të kalojë edhe proçesi i kolaodimit të automjeteve,pasi vetëm ata që plotësojnë kushtet teknike do të dalin në rrugë.“Ju sigurisht qe nuk jeni direkt pergjegjes por keni te drejten te monitoroni nepermjet mekanizmave qe keni, te testoni, te kontrolloni menyren se si ofrohet sherbimi i kolaudimit. Por edhe aty duhet te keni parasysh edhe cilesisne e sherbimit qe i ofrohet qytetarit, qe mos te rrije me ore e me dite te tera per te pritur testimin pra se bashku do te bejme nje vleresim rigoriz te sherbimit qe ofrohet nga koncesionari. Per ne eshte shume e rendesishme cilesia e ketij sherbimi dhe cilesia e sherbimit qe i behet automjetit, por vecanerisht cilesia e sherbimit qe i behet qytetarit dhe duhet te shkoj ky sherbim sa me afer qytetarit qe mos te shkojne nga nje rreth ne rrethin tjeter per te bere testimin por te shkoj testimi sa me prane qytetarit.Edhe ketu teknologjia e informacionit do te jete partneri yne shume i rendesishem, nuk do te kete vend subjektivizmi, gjithcka do te jete e dokumentuar.Testimi do te jete i fotografuar, i regjistruar dhe i pa manipulueshem nepermjet perdorimit te teknologjise se informacionit. Pa diskutim qe duhet te nderrmarim veprime dhe reforma per sa i takon vet sherbimeve te trasnportit. Shume shpejte do te certifikojme oficinat per taografet dhe sherbimi i transportit ne Shqiperi do te jete absolutisht i rregulluar i certifikuar dhe duke qene keshtu do te jete edhe konkurues sepse e kemi sfide qe sherbimet tonate jene konkuruese edhe ne rajon edhe pertej rajonit, ne Evrope. Shume e rendesishme te prezantojme edhe elementet e ri te tjere te domosdoshem ne rregullimin e transportit. Elementin e mjedisit do ta kemi gjithmon parasysh, e theksoj elementin e mjedisit”theksoi Haxhinasto.Ministri është ndalur përsëri tek targat elektronike si një mundësi për të patur nën kontroll shoferin dhe automjetin.