PD: Maxhoranca po rrëzon shtetin, grupi i PD do të rishohë qëndrimin ndaj Kuvendit

Grupi parlamentar demokrat paralajmëron rishikim të qëndrimit të tij në raport me Kuvendin. Deklarata vjen nga kreu kuvendor i PD, Edi Paloka, në përgjigje të vendimit të një dite më parë të Parlamentit për shkarkimin e kreut të ILDKP-së, Zana Xhuka dhe emërimin në vend të saj të Shkëlqim Ganaj.Sipas Palokës kjo mazhorancë erdhi në pushtet që të rrëzojë të gjithë shtetin, ndërsa akti i djeshëm i shumicës Rama-Meta kishte edhe një hakmarrje personale të Kryeministrit ndaj Zana Xhukës.Deklarata e plotë e deputetit Edi Paloka:Dje, Parlamenti shkarkoi në shkelje të të gjithë procedurave, të Kushtetutës dhe të ligjit, kryetaren e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, zonjën Zana Xhuka. Parlamenti përfundoi një proces, që nisi si antikushtetues, vazhdoi me hapa të njëpasnjëshëm në shkelje të Kushtetutës, ligjit dhe Rregullores së Parlamentit deri sa arriti në puçin e djeshëm të shkarkimit të kryeinspektores që ishte caktuar në atë post, e votuar nga Parlamenti i legjislaturës së kaluar.Është rast i paprecedentë në çdo vend demokratik të botës por edhe në Shqipëri, që një parlament, një legjislaturë e ardhshme, të hedhë poshtë vendimet që ka marrë parlamenti paraardhës. Ky votim nuk kishte thjeshtë synim vetëm atë që tashmë është bërë linjë e kësaj maxhorance, sulm ndaj institucioneve të pavarura, por kishte brenda dhe një hakmarrje personale të kryeministrit Rama.Dje në parlament, ne publikuam korenspondencën që kryeministri aktual Rama kishte pasur me kryeinspektoren e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, lidhur me kërkesën ligjore të bërë prej saj ndaj Ramës, dhe përgjigjes krejtësisht jo vetëm në kundërshtim me ligjin por dhe një përgjigje të mbushur me kërcënime e abuzive ndaj kërkesës ligjore të zonjës Xhuka, që i kishte bërë z Rama për të deklaruar, për të bërë transparencë si detyrim ligjor, lidhur me pallatin e ndërtuar prej bashkëshortes së tij apo edhe për pasuritë e tjera për të cilat deri më sot Rama akoma nuk ka deklaruar askund se me çfarë parash janë vënë.Pra kemi një hakmarrje të verbër dhe personale ndaj zonjës Xhuka dhe një sulm ndaj institucioneve të pavarura, institucione të ngritura me ligj, në bazë të Kushtetutës së këtij vendi. Me atë që ndodhi dje në Parlament mund të presim që kjo maxhorancë të hedhë në tokë e të rrëzojë të gjithë shtetin. Pasi me ato “argumente” që ata përdorën dje, duhet që të fillojnë e të shkarkojnë të gjithë gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese, gjykatësit e Gjykatës së Lartë, Prokurorin e Përgjithshëm, Shefin e Shërbimit Informativ, Presidentin e Republikës dhe çdo institucion tjetër kushtetues apo të pavarur që ka votuar Parlamenti i kaluar.Në këto kushte, kur kjo maxhorancë po e bën Parlamentin Shqiptar të paqënë, në këto kushte kur opozita dhe populli shqiptar injorohen dhe përbuzen në këtë mënyrë, me arrogancë nga kjo maxhorancë, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike unë deklaroj se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të rishohë qëndrimin e tij ndaj Parlamentit Shqiptar.