Misteri i vrasjes së dyfishtë në Milot, ekzekutimi i dy të rinjve mbetet ende pa autorë

Ende asgje konkrete per atentatin e ndodhur ne Milot te Kurbinit, ku 2 persona mbeten te vrare dhe nje tjeter u plagos rende. Dy dite pas kesaj ngjarjeje te rende, policia e Lezhes nuk ka asnje person te dyshuar per kete krim, ndersa mbeten mister motivet.Hetimet e deritanishme jane perqendruar kryesisht tek aktiviteti i kryer nga Klodian Ndreca, njeri nga viktimat i cili ishte edhe drejtuesi i mjetit, ndaj te cilit u krye atentati, si dhe djalit te halles te tij N.P, i cili diten qe ndodhi krimi ishte kthyer nga nga Italia ndersa edhe autovetura tip Golf, kishte qene me pare ne pronesi te tij.Burime konfidenciale nga policia e Lezhes kane bere te ditur se dy kusherinjte Ndreca, kishin precedente penale te shumte ne Itali, duke bere qe edhe hetimet e policise te referohen kryesisht ne aktivitetin e kryer prej tyre ne kete shtet.Uniformat blu kane marre ne pyetje ne lidhje me kete ngjarje rreth 30 persona, por pa arritur ne zbulimin e autoreve.Po sipas disa burimeve nga Drejtoria e policise ne Lezhe behet e ditur se eshte kerkuar bashkëpunim edhe me policine italiane per kete ngjarje, ku po kerkohet mbi detaje te aktivitetit te kryer nga dy kusherinjte Ndreca, per te zbuluar ndonje konflikt te mundshem ne kete shtet.Ndonese diten e djeshme burime prane policise se Lezhes, deklaruan se ngjarja mund te kete lidhje dhe me nje sherr qe ndodhi 10 dite me pare ne Milot, ku u rrah barbaruisht nje i ri nga Rubiku, kjo eshte hedhur poshte nga vete i dhunuari,i cili ka deklaruar se nuk e njihte Klodian Ndrecen, njerin prej viktimave te atentatit te mbremjes te se merkures ne Milot te Kurbinit.