KQZ i vendos kufijtë partive politike: Llogari për financat deri me 31 mars, ose gjoba

KQZ në mbështetje të nenit 15/2, neni 23, të ligjit nr. 8580, datë 17.02.2000, “Për Partitë Politike”, i ndryshuar me ligjin nr. 10374, datë 10.02.2011, si dhe akteve të miratuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju kujton Partive Politike detyrimin për të depozituar raportet financiare vjetore të vitit 2013 pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.Partitë Politike të regjistruara në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Tiranës, në mbështëtje të nenit 23 të ligjit për “Partitë Politike” kanë detyrimin që të depozitojnë raportin financiar një herë në vit pranë KQZ-së. Raportet duhet të jenë sipas regullave për raportimin e financimit, për monitorimin, mbikëqyrjen dhe auditimin financiar të partive politike.Sipas dispozitës së sipërcituar raportet financiare duhet të përmbajnë informacion të hollësishëm për:a) burimet e financimit në bazë të formatit të standardizuar, të miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve;b) shpenzimetc) subjektet e lidhura, drejtpërdrejt ose tërthorazi, me partitë politike apo që kontrollohen prej tyre, të cilat deklarohen nga vetë partia politike.Raportet duhet të depozitohen nëpërmjet personave përgjegjës për financat e partive politike sipas formateve të standardizuara për raportimet financiare vjetore të miratuara me vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me aktet nënligjore ka përcaktuar datën 31 mars te cdo viti si afat kohor të dorëzimit të raporit vjetor financiar të partive politike.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ngre shqetësimin se nga partitë politike të regjistruara në Gjykatë, deri tani këtë raport e kanë dorëzuar vetëm 6 parti politike, PD, PS, PDIU, LSI, FRD dhe PBDNJ.Në bazë të nenit 23/2 pika 6, nenit 23/4 pika 4 mosrespektimi i këtij detyrimi dhe shkelja e afatit të dorëzimit të raportit financiar në kohën e duhur apo paraqitja e raporteve në shkelje të formateve të standardizuara, të miratuara nga KQZ, dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në përputhje me nenin 23 pika 3 e Ligjit për “Partitë Politike”, ju bën apel partive politike të regjistruara në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Tiranës që të zbatojnë ligjin dhe të sjellin raportet vjetore financiare brenda datës 31 mars 2014.