Protesta në bulevard, Berisha: Fillimi madhështor i betejës opozitare

Fillimi madheshtor i betejes opozitare. Kështu e cilëson ish-kryeministri Sali Berisha marshimin e 20 shkurtit kundër mashtrimeve elektorale të qeverise. Në një postim në faqen e tij zyrtare në fb, Berisha parajamëron se beteja opozitare do vazhdoje me fuqishem se kurre me protesta, greva, demostrata dhe ne Parlament e kudo me te gjitha mjetet demokratike deri ne rivendosjen e dinjitetit të qytetarëve.“Shqiperia sot nuk eshte me ajo qe ishte dje! Nje popull i tere i mashtruar po ngrihet si vigan drejt zenitit te dinjitetit njerezor dhe te vertetave!Te dashur miq, mengjesin e 20 shkurtit ne u gdhime si qytetaret me te mashtruar te Europes. Por ata qe mbushen dje rruget dhe sheshet e Tiranes si kurre me pare per dinjitetin e tyre bene qe sot te jemi ne kembe te vendosur me shume se kurre kunder mashtrimit dhe per punesim, rritje te rrogave e te pensioneve, legalizim dhe shendetesi falas, ulje te cmimeve dhe te taksave kunder tritolit e trafiqeve, te bandave dhe te qeverise, kunder vrasjeve e grabitjeve.Dje ishte vetem fillimi madheshtor i betejes sone! Mjere ai dhe ata qe menduan se me 1 milion shuplakat e tyre te mashtrimit groposen popullin opozitar. Beteja jone do vazhdoje me fuqishem se kurre me protesta, greva, demostrata dhe ne Parlament e kudo me te gjitha mjetet demokratike deri ne rivendosjen e dinjitetit tone!!” shkruan Berisha.Demokratët zgjodhën 23-vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatortit Enver Hoxha për të paralajmëruar nisjen e një sezoni të nxehtë politik, gjatë të cilit kanë ndërmend të bashkojnë çdo pakënaqësi kundër qeverisë dhe pastaj të protesojnë sërish kundër saj.Duke i kërkuar kreut të qeverisë të nisë me urgjencë mbajtjen e premtimeve elektorale, të cilat ishin shndërruar edhe ne pankarta ne duart e demokrateve, zoti Basha lajmëroi se kjo nuk do të jetë protesta e vetme.Demokratët ende nuk kane një datë për protestën e ardhshme, por 22 Marsi është data më e afërt tjetër që demokratet e kanë simbol të fitores së tyre të parë në zgjedhje.