Toponimet, gjendet “zgjidhje” teknike, Bushati-Venizelos: Sipas ligjeve ndërkombëtare
Çështja e toponimeve, një nga problemet me madhore mes Shqiperise dhe Greqise, do te zgjjidhet në përputhje me standardet ndërkombëtare, çka do te thote se shqipetaret qe kane lindur ne shtetin fqinj do ju duhet te ribejne pasaportat. Kjo ka qene menyre mbi te cilen kane rene dakort , Ministri i Jashtem Ditmir Bushati dhe homologu i tij grek, Evangjelos Venizelos.
“Kemi gjetur gjuhën e përbashkët në parim për të konsideruar çështjen e toponimeve si një çështje e karakterit të qartë teknik dhe si një çështje e cila përsa na takon do të adresohet në përputhje me standardet ndërkombëtare të aplikueshme në këtë fushë, duke respektuar në këtë mënyrë të drejtën ndërkombëtare integritetin territorial të dy vendeve, parimet e fqinjësisë së mirë dhe duke i shërbyer qytetarëve të cilët do të korrin benetifet nga ky mirëkuptim mes dy qeverive, i cili do të përkthehet në nivelin teknik nga një marrëveshje më e detajuar”u shpreh Bushati.
"Do punojmë shumë shpejt e në mënyrë produktive, që t'iu japim zgjidhje problemeve që kanë lidhje me njerëzit dhe me lëvizjen e tyre të lirë. Me kënaqësi vura re deklaratën e z.Bushati, se në cështje të tilla si ajo e Toponimeve, nuk ka dimension politik dhe asnjë paragjykim, por ka një respekt të plotë, sa i përket sovranitetit territorial dhe marrëdhënieve dypalëshe. Pra kemi një bazë të shëndoshë politike, mbi të cilën mund të zgjidhim këtë problem teknik, sipas praktikave ndërkombëtare. Në bazë të kësaj do mund të kemi zgjidhje të shpejta edhe sa i përket anës tokësore dhe detare. Jemi dy vende anëtare të NATO-s, kemi marrëdhënie strategjike, ofrojmë shërbimet tona miqësore në mënyrë që Shqipëria të integrohet në BE. Dhe mbi këtë bazë të shëndoshë zgjidhim të gjitha çështjet dhe ndjekim parimet dhe rregullat europiane” tha Venizelos.Teksa u angazhuan per te zgjidhur çdo çështje te mbetur pezull , Ministrat Bushati e Venizelos vlerësuan se fryma pozitive dhe dimensioni i ri që ka marrë së fundmi bashkëpunimi mes dy vendeve tona, anëtare të NATO-s dhe me interesa jetike të përbashkëta, do të vijojë edhe më tej, duke i kontribuar gjithashtu edhe paqes, sigurisë dhe zhvillimit rajonal e më gjerë.“Një nga prioritetet e presidencës greke është që t’i jepet statusi i vendit kandidat Shqipërisë për të hyrë në BE deri në fund të 6-mujorit të Presidencës greke. Greqia ishte pro dhënies së statusit të vendit kandidat për Shqipërinë që në dhjetor dhe të dyja vendet jemi të vendosur të bashkëpunojmë në mënyrë që të arrihet ky objektiv. Shqipëria është tashmë vend i NATO-s dhe perspektiva europiane është dicka që na intereson shumë si element stabiliteti në Ballkanin Perëndimor si dhe për partneritetin strategjik që lidh Shqipërinë me Greqinë”- tha ministri i jashtëm Venizelos.Të dy ministrat shkëmbyen përshëndetje kortezie për rolin e Greqisë në drejtimin e Këshillit të Bashkimit Europian dhe për ti dorëzuar një stafetë sa më të begatë Italisë, meqë ky është viti i Mesdheut.“Më lejoni t’i uroj Greqisë një drejtim të mbarë të Këshillit të Be dhe një stafetë sa mnë të begatë italisë meqë jemi në Vitin e Mesdheut"- tha Bushati.“Ministrat e jashtëm të 28 vendeve të BE do të takohen me ministrat e jashtëm të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor të tregojmë dhe vitalizojmë të ashtuquajturën axhendë të Selanikut 2014 që ishte prioritet i presidencës së Këshillit të BE-së. Prioritet është integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE,” infomoi ministri i Jashtëm grek.