Sarandë, sekuestrohen 100 kg drogë dhe 2 automjete,1 në pranga

Nga strukturat e Policise se Kufirit te Sarandes  mbi bazen e informacioneve te marra ne rruge operative se nje sasi lende narkotike do te trafikohej nepermjet kufirit me Greqine ne piramiden Nr. 57 menjehere jane organizuar sherbimet operacionale ne nje operacion policor antidroge te koduar "Piramida", ku si rezultat i ketij operacioni ne aksin rrugor Sarande-Janjar ne vendin e quajtur "Lemi i Gurte" eshte bere e mundur qe te bllokohet nje automjet tip Mercedes Benz 240 si dhe te shoqerohet drejtuesi i ketij automjeti.Gjithashtu gjate veprimeve operacionale te kryera i eshte bere shenje te ndaloje edhe automjetit tip fuoristrade Toyota e cila ka mundur te largohet. Menjehere ne ndjekje te saj jane vene sherbimet operacionale te cilat mbas nje ndjekje te shkurter kane bere te mundur kapjen e saj te braktisur nga trafikantet. Brenda automjetit eshte gjetur nje sasi e konsiderueshme lende narkotike e cila shkon ne mbi 100 kg.Mendohet se lenda narkotike do te transportohej nga trafikantet deri ne Uren e Lumit Frasher ne fshatin Janjar me automjet dhe me pas do te ngarkohej ne kafshe (mushka) per tu trafikuar ne drejtim te Greqise nepermjet piramides Nr. 54.Ne bashkepunim me strukturat antidroge ne Komisariatin e Policise se Rendit Sarande po vijojne veprimet operacionale ne terren per kapjen e bashkepunetoreve te tjere.