“El Clasico” i pranverës, Real Madrid – Barcelona më 23 mars, nga ora 21:00

Si asnjëherë më parë në vjetët e fundit nuk ka qenë kaq e hapur lufta për titull në La ligën spanjolle.Barcelona, Real Madridi dhe Atletico Madridi, janë tri skuadra që sivjet synojnë kurorën e kampionatit, dhe si po shkojnë gjërat do të vendosin detajet dhe duelet ndërmjet vete.Natyrisht përballja kryesore do të jetë ajo ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës, e njohur si El Clasico, që në pranverë do të zhvillohet më 23 mars, duke nisur nga 21:00 në Bernabeu.Orari i këtij superdueli është bërë i ditur të hënën nga drejtuesit e ligës.Real Madridi dy humbjet e vetme sivjet i ka po nga Atletico e Barca, por që nga disfata e fundit me kataluansit nuk ka pësuar më.Por përballja e Realit e Barcës nuk do të jetë e fundit për këtë edicion. Dy ekipet do të përballen edhe në finalen e Kupës së Mbretit më 19 prill, e mundësia ekziston edhe në Ligën e Kampionëve.