Real Madrid: Ëndërra që kushton 100 milion euro

Real Madrid nuk e ka harruar Luis Suarezin edhe pse uruguajani e ka zgjatur kontratën e tij me Liverpoolin dhjetorin e kaluar.  Por ai ende mbetet në qender të vëmendjes te skuadra e Carlo Ancelottit.Sipas Daily Mail, edhe pse Reds, i kanë vendosur futbollistit një klauzolë tejet të lartë 100 milionë euro. Merenguesit e konsiderojnë sulmuesin e momentit si objektivin numër një për sezonin e ardhshëm.Nuhatja e tij e padiskutueshme për të shënuar në çdo moment (23 gola në 25 ndeshje këtë sezon) dhe përvoja e tij do ti përshtateshin fiks skemave të trajnerit italian që do të zgjidhte njëherë e përgjithmonë dyshimet për vijën e parë të sulmit që për shumë këndë është i mangët me vetëm Karim Benzeman.Natyrisht mbetet të shihet nëse, Florentino Perez është i gatshëm të sjellë edhe një yll në qiellin e bardhë pas shpenzimeve marramendëse për nënshkrimin e Gareth Bale veren e kaluar.