Privatizimi i Albpetrolit, Haxhinasto: Komisioni po përfundon raportin

Pesë ditë nga shkelja e afatit ligjor për nënshkrimin e kontratës për privatizimin e Albpetrol ministri i ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës Edmond Haxhinasto  nuk jep asnjë shpjegim në lidhje me këtë çështje.Kreu i METE u shpreh se se komisioni i ngritur për shitjen e kompanise "Albpetrol" është ende duke punuar mbi raportin përfundimtar të privatizimit dhe do të jetë ai që do të marrë vendimin.Procesi për shitjen e kompanisë “Albpetrol”, parashikonte si afat të fundit ligjor datën 1 dhjetor, por ministria e ekonomisë ende nuk ka mundur të nënshkruaj kontratën e këtij privatizimi me konsorciumin amerikan, Vetro energy.I gjithë procesi për shitjen e Albpetrolit është bërë në heshtje të plotë dhe pa dhënë asnjë detaj nga negociatat.