"Gërdeci", pas humbjes së vajzës dhe burrit, i jep fund jetës Tushe Osmani
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2012, 21:43
I jep fund jetës me një mbidozë ilaçesh Tushe Osmani, gruaja e cila humbi vajzën nga shpërthimi në Gërdec. Burime nga policia bëjnë me dije se Osmani kishte konsumuar një masë të madhe ilaçesh mbrëmjen e së martës, ku si pasojë ka gjetur edhe vdekjen. Gruaja u gjet e pajetë pasditen e sotme në banesën e saj në Vorë.Tushe Osmani ishte pjesëtare e familjarëve të viktimave të tragjedisë së Gërdecit në 2008 ku mbeten të vdekur 26 persona, ndërsa vetë Tushja humbi vajzën e saj 19-vjeçare, ndërsa një vit më pas bashkëshorti i saj Kujtim Osmani vrau veten.