Pr/buxheti 2013, Bode: Modeli i duhur për të shmangur krizën
Projektbuxheti për 2013 nuk është buxheti më i mirë që kjo qeveri mund tu servirte qytetarëve shqiptarë, por është modeli i duhur për të shmangur pasojat e krizës që ka mbërthyer rajonin dhe Europën në terësi. Kështu ka deklaruar hartuesi i këtij buxheti, kreu i Financave Ridvan Bode. Në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News me drejtorin e Informacionit Patrik Sadikaj, Bode hodhi poshtë akuzat e opozitës se hartimi i buxhetit është bërë në funksion të aspektit elektoral, ndërsa shtoi se orientimi i tij konsiston në dy drejtime, mosprekjen e xhepave të qytetarëve dhe nxitja e biznesit përmes politikave fiskale.“Në fakt është e kundërta, opozita është terësisht e përcatur dhe jo konkrete në kritikat e saj. Ky nuk buxheti është më i mirë, por është model për kohën. I gjithë debati nuk qëndron, koncidon me shpifje dhe të pavërteta. E vërteta është vetëm rritja e borxhit. E vërteta është se që nga 2005 qeveria ska marrë asnjë borxh për paga apo pensione. Shqipëria edhe në 2013 do të jetë në suficit primar, ka filluar në 2005 dhe vijon deri më tani, ska qenë i tillë para 2005 ka pasur deficit primar. Nuk them se rritja e borxhit publik përbën një meritë të kësaj qeverie, por është zgjidhje e domosdoshme për momentin. 60% nuk është një objekt fiskal, është një objektiv që i kemi vënë vetes në kuadër të integrimit në BE, por dhe ato vende që janë pjesë e BE nuk bëhet më fjalë që të kenë borxhin në këtë nivel. Balancën ne e kemi pozitive, kemi marrë hua vetëm për investime. Buxheti është vetëm 25% e prodhimit të brendshëm bruto, nga madhësia reflekton presionin e krizës, nga ana tjetër bën përpjekje në dy drejtime, për të mos prekur qytetarin shqiptar dhe për të nxitur biznesin” tha Bode, ndërsa shtoi se lidhur me investimet do të vazhdojnë ato që janë programuar nga qeveria, sic është dhe ndërtimi i rrugës Tiranë-Elbasan.Duke e vlerësuar një buxhet social në gjithë strukturën e tij me 30% të shumës totale, Bode deklaroi se edhe për këtë vit është parashikuar rritja e pagave dhe pensioneve me të paktën dyfishin e rritjes së indeksit të cmimeve.“Në fokus është vijimi i politikës së rritjes së pagave dhe pensioneve si dhe praktika lehtësues për bizneset. Qeveria ka parashikuar një buxhet, i cili i përbahet konservatorizmit, por gjithashtu i jep shtysë rritjeve me ritme të shpejta të ekonomisë.Kemi të bëjmë me një buxhet aktiv, struktura flet për një buxhet social me 30 % të saj , për pagat, asistencën e paaftësisë, ndihmën sociale dhe kjo ka një kapërcim 6.9% me 2005, është mbi 11% të prodhimit të brendshëm bruto. Në këtë kuptim destinimi i tij për të mbështetur mbetet konstante. Shqipëria ka rritjen pozitive dhe më të lartë në gjithë rajonin pavarësisht krizës. Në Shqipëri fuqia blerëse është rritur. Edhe për këtë vit është parashikuar rritje pagash dhe pensionesh, të paktën sa dyfishi i rritjes së indeksit të cmimeve. Pra burimet do të përdoren kryesisht: për mbajtjen e defiçitit buxhetor në nivelin 3.4 % të PBB, rritjen e diferencuar të pagave në masen 2-5 % kryesisht për sektorët arsim e shëndetësi, rritjen e diferencuar të pensioneve në masën 4 % për qytetin dhe 5 % për fshatin, si dhe për mbajtjen e një ritmi të qëndrueshëm të investimeve publike në masën 5 % të PBB” theksoi Bode.Ndërkaq pyetjes nëse është ky buxheti i duhur për vendin dhe a mund të ishte bërë dicka më mirë në këtë drejtim, Ministri i Financave u përgjigj:“Për ekonominë shqiptare viti 2012 dhe gjysma e parë 2013 përbën periudhën më të vështirë ekonomike për shkak të krizës globale, të cilat vinë kryesisht nga sistemi bankar. Vetë ulja e ekspozimit të bankave qoftë ndaj buxhetit ashtu dhe biznesit, na bën të jemi më të kujdeshëm. Italia dhe Greqia implikojnë tendenca në ekonominë shqiptare. Thelbi i buxhetit 2013 është një përpjekje e financave publike për të prodhuar stimuj fiskalë, i përdorëm në 2009, të ardhurat nga privatizimi në një periudhë të vështirë dhe menjanuam krizën. Tani ka ardhur koha po prapë ta mbajmë jashtë vorbullës së krizës. Lidhur me rritjen ekonomike parashikojmë një rritje 2-3% por është mjaft e vështirë. Gjitha rajoni është në krizë, ne vazhdojmë të mbetemi positive, por me një rritje modeste. Flasim për një deficit 3, 5% dhe opozita akuzon kot. Problemi i borxhit është një tjetër problem, ka të bëjë me situatën energjitike. Qeveria për të siguruar furnizimin me energji të konsumatorëve hoqi kufirin 60% të borxhit, por është e përkohshme deri sa kompania të reflektojë pozitivisht, pas kësaj borxhi do të bjerë automatikisht” deklaroi për Ora Neës Ministri Ridvan Bode.