Moti i keq, probleme në disa zona të vendit
Moti i keq me reshje dëbore dhe shiu kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa zona të vendit.Kështu si pasojë e reshjeve të borës janë krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në qarqet veri- dhe juglindore të vendit, ndërsa në disa zona trashësia e dëborës ka arritur 30 centimetra.Ndërkohë edhe disa nga rrugët nacionale paraqesin vështirësi në qarkullim për shkak të shtresave të akullit, të cilat janë krijuar pas reshjeve të borës një ditë më parë dhe me uljen e temperaturave.Sipas informacioneve më të fundit, probleme ka pasur në aksin rrugor Tiranë-Elbasan ku ka vështirësi në qarkullimin e automjeteve Qafë Krrabë.Gjithashtu edhe në aksin rrugorë Elbasan-Qafë Thanë janë shfaqur problem në qarkullimin e automjeteve si pasojë e dëborës dhe ngricës në rrugë.Gjithashtu problematike paraqitet situata edhe në Qafën e Llogarasë. Policia e Vlorës thekson se qarkullimi i automjeteve në Qafën e Llogarasë bëhet vetëm me zinxhir.Ndërkohë si pasojë e motit të keq dhe me reshje shiu ka pasur rrëshqitje dherash edhe në aksin rrugor Levan- Ballsh.Mësohet se rrëshqitja e dherave ka ndodhur në fshatin Visokë duke bllokuar edhe një pjesë të aksit rrugor Levan-Ballsh