Sequi-Arvizu: Luftë ndaj piraterisë

Shqipëria është një strehë e piratëve nuk është fjala për piraterinë detare por ajo më e rrezikshmja vjedhja intelektuale. Ambasadori BE  në Shqipëri Etore Sequi dhe ai amerikan Aleksandër Arvizu  kanë qenë të drejtpërdrejtë në kritikat për Shqipërinë në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe pronësisë intelektuale.“Ne e vlerësojmë punën e Shqipërisë në drejtim të mbrojtjes së të drejtës intelektuale dhe na vjen keq që duhet ta themi por jeni përsëri në një të keq. Shqipëria duhet të ketë në vitin 2013 të njejtin nivel të mbrojtjes  së pronësisë intelektuale me vendet e BE. Problem mbeten gjobat e ulta që vendosën në këto raste e megjithatë BE është e angazhuar për tju ndihmuar. Ne po shpenzojmë 1.8 milion europër fuqizimin e e zyrës së mbrojtjes së autorëve” theksoi Sequi.Tregjet në zhvillim varen nga sigurimi i pronësisë dhe në shumë vende të botës kësaj i kushtohet shumë vëmendje. Në Shqipëri janë marrë masa në drejtim të mbrojtjes së pronësisë intelektuale por mbetet ende dhe shumë punë  për të përmirësuar situatën. KKRT ka prerë shumë gjoba por problem qëndron në vjeljen e tyre dhe pikërisht në këtë pikë ka nevojë për ndërhyrje. Në Shqipëri niveli i piraterisë shkon në 75% një nivel shunmë i lartë krahasuar me vendet e rajonit.Duke qenë se vendi juaj synon integrimin në BE pirateria është një problem mjaft i prekshëm” deklaroi ambasadori Arvizu.ZV.kryeministri dhe njëkohësisht ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës Edmond Haxhinasto është e rëndësishme që të ndërgjegjësohet publiku në lidhje me këtë çështje.Këto deklarata u bënë në konferencën  "Mbrojtja e pronësisë intelektuale/Përafrimi me legjislacionin e BE/Sfidat"  ku bizneset dhe drejtues qeveritarë diskutuan në lidhje me problemet më të prekshme.