Një vit pa Sabri Godon, ceremoni përkujtimore në TK
Përkujtohet 1 vjetori i ndarjes nga jeta i politikanit dhe patriotit të shquar, Sabri Godo. Cermonia kushtuar simbolit të maturisë jo vetëm si një politikan, por edhe si shkrimtar, rikujtoi nëpërmjet dokumentarit të jetës së tij kontributin për shoqërinë shqiptare. Kryeministri i vendit, Sali Berisha, në fjalën e tij në përkujtimore vlerësoi figurën e Sabri Godos dhe e cilësoi si "plakun e urtë".“Sot po mbajmë përkujtimore për mikun tonë të cmuar Sabri Godon. Sot ne e nderojmë një vit pasi Sabriu u nda nga ne, familja e tij dhe shoqëria. Sot ne takohemi me Sabriun disa herë më të madh sesa një vit më parë. Me kohën figura dhe personaliteti i tij po marrin përmasat më të madha, ato që ai kishte me të vërtetë. Godo jetoi një jetë si një ikonë symbol imencurisë dhe urtësisë dhe e gjithë kjo rrezatoi në mënyrën më të fuqishme në vitet e pluralizmit në Shqipëri” tha ai.Figura e Sabri Godos, mblodhi shumë përfaqësues të trupit diplomatik shqiptarë dhe të huaj, të medias, artit dhe kulturës. Dokumentari i shfaqur theksoi rolin që luajti intelektuali i shquar në politikë dhe përmes veprave të tij, ku ndër më të njohurat janë "Ali Pashë Tepelena" dhe "Skëndërbeu".Sabri Godo u nda nga jeta në moshën 82-vjecare, nga nje semundje e rende ne mushkëri.Ai ka lindur në Delvinë më 8 gusht 1929. Shkollen e fillore e kreu ne Delvine dhe me pas te mesmen e vazhdoi ne Tirane ku kete te fundit e la ne gjysme ne vitin e trete, ku mori pjesë në luftën antifashiste nga 15 korriku i vitit 1943 deri në maj 1945, kur u kthye nga Jugosllavia.Ka patur veprimtari të dendur në publicistikë, veçanërisht në revistën “Hosteni”, ku ka botuar mbi tri mijë faqe fejtone e shkrime kritike me pseudonime. Në janar të vitit 1991 Sabri Godo themeloi Partinë Repiblikane të Shqipërisë dhe ishte kryetar i saj për shtatë vjet.Ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, ku ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komisionit të Çështjeve Sociale dhe të atij të Politikës së Jashtme. Sabri Godo ka qenë një nga hartuesit kryesor të kushtetutës dhe ka dominuar në spektrin e politikës shqiptarë si politikan i urte dhe i mencur.