KQZ, miraton planin orientues së punës së institucionit
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve miratoi sot planin orientues të punës së institucionit për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2013.Plani orientues i punës së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve përmban hapat për përgatitjen e zgjedhjeve të përgjithshme.Ndërkohë KQZ-ja ka shtyrë pikën e dytë të rendit të ditës që ka të bëjë me shqyrtimin e edhe projekt-vendimin për mënyrën e bashkimit të qendrave të votimit, caktimit të vendndodhjes së qendrave të votimit dhe përgatitjen e hartës së njësisë së qeverisjes vendore për zgjedhjet.Në Kodin Zgjedhor ka një sërë detyrash për kryetarët e njësive të qeverisjes vendore për përgatitjen e zgjedhjeve.Projekt-udhëzimi i bashkimit të qëndrave të votimit ka për qëllim të përcaktojë rregullat, që duhet të ndiqen nga organet e qeverisjes vendore, gjatë procesit të ngritjes së qendrave të votimit, bashkimit të tyre dhe përgatitjes së hartës së njësisë së qeverisjes vendore për zgjedhjet.Gjithashtu në këtë Udhëzim përcaktohen dhe afatet kur kryetarët e njësive të qeverisjes vendore duhet të njoftojnë KQZ-në për një sërë përcaktimesh që bën Kodi Zgjedhor. Në këtë mënyrë do të bëhet e mundur të njehësohen një sërë veprimesh dhe do të përcaktohen afate të njëjta për të gjitha njësitë.