Dëshmia e ekspertit për 21 janarin: Zyber Veizi u qëllua nga një plumb rikoshet

Plumbi që ka qëlluar Ziver Veizin gjatë demostatës së 21 janarit ka bërë rikoshet, çka do të thotë se gardisti Agim LLupo i cili akuzohet për vrasjen e Veizit nuk ka gjuajtur drejtpërdrejtë mbi të. Këtë shprehu në sallën e gjyqit eksperti i mjekësisë ligjore-kriminalistike Ndoc Çardaku.Sipas tij në këmishën e të ndjerit Veizi në vendin ku ka hyrë plumbi janë gjetur gjurme druri, cka nënkupton se predha përpara se të godiste Ziver Veizin është devijuar nga objekt tjetër i llojit dru. Sipas ekspertit ka qënë pikërisht ky devijim i cili ka bërë të mundur ndryshimin e drejtimit të plumbit, duke rezultuar edhe fatal për jetën e protestuesit Ziver Veizi.Dëshmia e ekspertit Çardaku ka hasur në reagimin e shpejtë të Prokurorëve të cështjes, të cilët u shprehën se kjo dëshmi del jashte kompetencave profesionale të tij, pasi ai nuk është ekspert balistik. Sipas akuzës vetëm një ekspert i tillë mund të vertetojë se si është devijuar dhe në çobjekte ka hasur predha.Prokuroria ka kërkuar që Çardaku ti pergjigjet edhe pyetjeve të saj, por kjo është lënë në seancën e radhës, ku atij do ti dorëzohen pyetjet e shkruara nga akuza. Ndërkohe pas seancës avokatet e dy te akuzuarve, ish komandantit te gardës Ndrea Prendi dhe ish gardistit Llupo kane akuzuar Prokurorinë se nuk ka kryer hetime për zbardhjen e ngjarjes dhe se ka fshehur disa nga provat.