Rama: Në 100 ditët e para të qeverisjes do shfuqizojmë ligjin për PAK-un
Brenda 100 ditëve të para të qeverisjes socialiste do të shfuqizohet ligji imiratuar nga mazhoranca e djathtë që shkon në dëm të personave ma aftësi të kufizuar. Ky është premtimi që ka bërë kreu i PS-së Edi Rama për personat më aftësi të kufizuara pas shqetësimeve të ngritura nga këta të fundit në raport me situatën ekonomike dhe sociale që po kalojnë."Sot ju kërkoni që qeveria t`ju dëgjoj. Ne kemi marrë një angazhim që në 100 vitet e para do të publikojmë një akt të gjithë përfshirjes në procesin e ligjvënies dhe ligjbëries për të gjitha grupet e interesit sipas projektit që përcakton se kush janë grupet e interesit. Ne do të bëjmë përfaqësimin demokrati të PAK duke u angazhuar që i gjithë procesi i ligjbëries do të jetë i konsultuar drejt përsëdrejti me ju dhe komisionet parlamentare do të jenë të hapura për tju mirëpritur dhe për t`ju dëgjuar. Në 100 ditët e qeevrisjes ne do të shfyqëzojmë atë ligj që ju zhveshi nga të drejtat e shkruara në letër. Qeveria me atë ligj as në letër nuk ju njohu të drejtta jo më në realitet” tha Rama.Programi për një rilindje shqiptare tha kreu i PS-së do të ketë në thelb të tij grupet e interesit dhe dëgjimin e zërit të tyre. Por ky program tha Rama kërkon fonde, të cilat do të përfitohen nga lufta ndaj korrupsionit përmes një taksimi më të drejtë për biznesit.Ndërsa ka paraqitur edhe programin e PS-së për një rilindje shqiptare, kryesocialisti Rama ofroi ndihmë, mbështetje dhe punësim për personat me aftësi te kufizuar duke shtuar se edhe në këtë drejtim, qeveria aktuale po e lë vendin në një gjendje shumë më keq se çe gjeti.