Burgaj:Goditja e krimit të organizuar ka shënuar rritje

Bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Italisë në luftën kundër krimit të organizuar, ka sjellë dyfishim të goditjes së aktiviteteve kriminale. Kështu u shprehen kreu i policisë shqiptare Hysni Burgaj  dhe ai Guradia di Financës Saverio Kapolupo.Burgaj ka pritur në një takim zyrtarin italian ku u diskutua mbi arritjet por edhe masat që duhen marrë në luftën kundër krimit të organizuar i cili vazhdon të jetë mjaft aktiv në aksin Shqipëri-Itali."Ka vite që ne bashkëpunojmë me Guardia di Finanza-n por bashkëpunimi i fundit është më i miri pasi policia e shtetit ka fituar besimin e plotë jo vetëm të shtetit italian por edhe të gjitha organizmave  të tjera homologe.  Ne tani shkëmbejmë informacione në një kohë të shkurtë dhe ky ka qënë edhe çelsi i suksesit mes dy agjensive. Goditja ndaj krimit të organizuar është dyfishuar dhe kjo është një arritje e besimit reciprok mes dy palëve” tha Burgaj.Burgaj theksoi se policia shqiptare do të vijojë bashkëpunimin me Guardia di Finanza-n për të luftuar krimin e organizuar pavarësisht brigjeve ku ndodhet.Pavarësisht arritjeve të dy zyrtarët e lartë kërkuan bashkëpunim më të madh cili do të shtrihet në të gjitha fushat e kontrollit policor. Ndërsa pala italianë siguroi se ndihma logjistike për policinë shqiptarë nuk do të mungojë.“Kam pasur një përvojë të gjatë në Shqipëri gjatë këtyrev iteve dhe jam krenar për gjithë mbështetjen që ka ofruar Guardia di Finanza në rritjen e efikasitetit të policisë shqiptare. Sigurova drejtorin e policisë edhe për vënien në dispozicion të mjeteve ajrore italiane për nevojat që do të lindin në të ardhmen në Shqipëri” tha Capolupo.