Rritja e çmimeve për festat, Bashkia e Tiranës nis kontrollet
Kjo është periudha ku frutat dhe perimet pësojnë një rritje të çmimit për shkak se shumica e tyre janë të importuara dhe është koha e blerjeve të festave të fundvitit. Luhatje kanë pësuar çmimet e perimeve me rreth 10 deri në 20 lekë dhe kjo situatë evidentohet më tepër në tregjet e improvizuar.Ndryshe nga urdhri i bashkisë një vit më parë që tregëtarët të duhet të afishojnë çmimet e produkteve në etiketa plasitike, këtë vit çmimet publikohen dhe ndryshohen në këto kartona. Nënkryetari i bashkisë së Tiranës Petrit Vasili urdhëroi ngritjen e një task force për kontrollet për ruajtjen e stabilitetit në çmime.“Grupet e punës do të përbëhen edhe nga autoritete të njësive bashkiake të kryeqytetit. Nëse konstatohen rritje çmimesh në tregje do të ndërhyjë Task-Forca e cila konkretisht do të përqëndrohet në tregun e zonave të Kombinatit dhe ish-uzinës "Dinamo". Përveç rritjes së çmimeve do të monitorohet edhe vendosja e e tabelave të çmimeve” tha Vasili.Vasili tha se tregjet do të monitorohen çdo ditë deri më datën 31 dhjetor dhe asnjë tregëtar nuk do të lejohet të rrisë çmimet e produkteve që ai tregëton. Kjo në kohën kur shtohen blerjet nga festat e fundvitit.