Aksident në Laç, fugoni përplas trafikndarësen, tre të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur gjatë një aksidenti në Laç. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e sotme, ku një fugon mallrash në të cilin udhëtonin 2 pasagjerë dhe drejtuesi i mjetit janë përplasur me trafikndarësen.Burime nga policia bëjnë me dije se furgoni po udhëtonte nga Miloti në Mikël, kur drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, favorizuar edhe nga moti i keq dhe i lagësht që ka përshirë të gjithë territorin e vendit.Ndërkaq tre të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës për marrjen e ndihmës mjetësore, ndërsa policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.