Komisioni i sigurisë ndryshon emrin e SHIU-t
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Dhjetor 2012, 13:39
Megjithë kundërshtimet e forta të opozitës mazhoranca në komisonin e sigurisë i ka ndryshuar emrin SHIU-ut.Tashmë institucioni më i debatuar për çështjen e përgjimeve për të paktën për nga emri do të ketë ngjashmëri me CIA-n amerikane, duke marrë emrin e agjensisë së inteligjencës së mbrojtjes.Por mbi të gjitha përplasjet mes palëve janë përqëndruar tek kompetencat e kësaj agjensia për të cilat opozita ka rezerva të forta.Përtej debateve në fund ka fituar vota e shumicës e cila ka zyrtarizuar emrin Agjensinë e Inteligjencës së Mbrojtjes dhe miratimin e 80 neneve të këtij projektiligji.Megjithatë ky draft do të kalojë edhe testin e votimin në sallën e Kuvendit ku pritet të ketë debate të forta.