Çelet ekspozita identitet dhe dialog

Një dry  i kyçur mban dilemën e madhe , dilemën  e rrëfimit.Nisur edhe nga përvoja personale  autorja Majlinda Kelmendi  ngre pyetjen:  Të gërrmojmë për identitet apo të  dialogojmë për identitet?Duke përdorur ngjyrat e tokës me një mjeshtëri të veçantë Kelmendi tregon  veprën e saj  gati 5 vjeçare të përmbledhur ndër vite që ndjek të njëjtën linjë, atë të dialogut  dhe identitetit.Përbërja e këtij  subjekti të ciklit identitet dhe dialog  është i thyer, i analizuar dhe i rimontuar , duke ofruar kohërat  e largëta  për të na bërë të kuptojmë  dhe të mbajmë pranë  qindra rrugë të ndryshme  të mendjes të arsyetuara  me pretendimin  dhe nevojat që përgjithsojnë  të kërkojnë rrugë të reja.Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më datën 11 Dhjetor