Tiranë, shpërthen bombula në një banesë, tre të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur, teksa një ndërtesë është përfshirë nga flakët në kryeqytet. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën pranë Sanatoriumit në Tiranë, ku një një banesë 4-katëshe është përfshirë nga flakët.Sic bëjnë me dije burime nga zjarrëfikëset, zjarri fillimisht ka rënë në katin e tretë të banesës, ku familjarët kishin lënë një një bombol të hapur dhe me ndezjen e dritës ajo ka shpërthyer.Gjatë shpërthimit kanë mbetur të plagosur tre persona, ku njëri prej tyre nga presioni i shpërthimit ka rënë nga kati i tretë në tokë.Tre të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, ku po marrin edhe ndihmën mjekesore, nga ku mësohet se dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.Ndërkaq forcat zjarrfikëse kanë mundur të venë plotësisht nën kontroll flakët, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që kanë çuar në rënien e zjarrit.