Panariti: Beogradi të heqë dorë nga financimi i strukturave paralele

Beogradi duhet të heqë dorë njëherë e mirë nga mbështetja dhe financimi i strukturave paralele në veri të Kosovës. Kështu është shprehur Ministri i Jashtëm, Edmond Panaritigjatë diskutimeve në ditën e parë të punimeve të Takimit të Ministrave të Jashtme të NATO-s.Duke mbështetur integrimin e shpejtë të Kosovës në NATO, Panariti kërkoi njohjen e progresit të Kosovës në drejtim të ndërtimit dhe konsolidimit të institucioneve demokratike dhe krijimit të një shoqërie multietnike ku mbizotëron tolerancë dhe mirëkuptim i ndërsjellë.Ai gjithashtu përshëndeti dialogun e nivelit të lartë mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë për zgjidhjen e çështjeve me karakter teknik, duke e konsideruar njëkohësisht të mbyllur njëherë e përgjithmonë çështjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.Panariti më tej vuri në dukje se Shqipëria mbështet fuqimisht integrimin e të gjitha vendeve të rajonit në NATO dhe se kjo organizatë duhet të ndjekë një politikë të dyerve të hapura me vendet e lartpërmendura, pasi ajo do të kontribuojë fuqimisht në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal.Duke iu referuar marrëdhënieve të Kosovës me NATO-n, Ministri Panariti kërkoi rritjen e rolit aktiv të saj në kuadrin e Kartës së Adriatikut. Më tej, ai vuri në dukje se Forca e Sigurisë së Kosovës është kthyer në një forcë profesioniste dhe multietnike që i shërben të gjithë qytetarëve të Kosovës.