Monumentet e kulturës Shkodër, Gjini: Duhet t’i mbrojmë të gjithë
Shtimi i numrit të aksidenteve në rrugët e qytetit të Beratit, ku vetëm tre ditë më parë një person u aksidentua për vdekje, ka bërë që njësia rrugore të intensifikojë kontrollet.Një askion i detajuar është duke u zhvilluar që prej ditës së djeshme në pikat strategjike të qytetit, ato hyrëse dhe dalëse.Ku mjetet po kontrollohen për mungesë dokumentacionesh, pagesat e masave administrative, xhamat e zinj, vendosjen e kaskave për mjetet motorike dhe konsumimi i alkoolit gjatë drejtimit të mjetit.Sipas shefit të njësisë rrugore Latif Kulla, për dy ditë rrugorët kanë kontrolluar një mijë mjete që kanë qarkulluar në orë të ndryshme në rrugët e këtij qyteti. Kështu, nga këto kontrolle janë vendosur 260 masa administrative (gjoba), jan bllokuar 12 mjete, si dhe janë hequr për të kaluar në Komisionin përkatës 10 leje mjetesh (gjoba).Këto shkelje më së shumti jane vënë re në drejtimin e mjeteve pa dokumentat përkatëse, në mos pagesë gjobash, përdorimi i mjetit në gjendje të dehur, mbajtja e mjetit me xhama të zinj, etj.Ky aksion që mësohet se do të vazhdojë deri në fund të javës, mësohet se do të shtrihet nga njësia rrugore dhe në qytet e Kuçovës dhe Çorovodës.