Greqia sulmon Shqipërinë dhe Maqedoninë, Avramopulos: Nacionalistët s’kanë vend në NATO

Shqipëria nuk duhej të ishte antarësuar në NATO përderi sa nuk ka sqaruar pretendimet nacionaliste dhe territoriale në rajon. Deklarata e fortë ka ardhur nga Ministri i Jashtëm grek Avramopulos pikërisht nga selia e Aleancës së Atlantikut Verior.Avramopulos ka sulmuar hapur edhe Maqedoninë duke lënë të kuptohet se nuk do e pranojë asnjëherë në NATO. Shefi i diplomacisë greke në ministerialin e NATO-s në Bruksel tha se zgjerimi i aleancës nuk duhet te lidhet me nje "feste ku cdokush mund te futet i paftuar", duke nenkuptuar keshtu ne fjalitë e tij Shqipërine dhe Maqedonine.Avramopulos , i cili merte pjese në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s ne Bruksel, pasi theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë në procesin e zgjerimit, si një mjet kyç për konsolidimin e paqes, sigurisë dhe progresit në rajon, ai theksoi se “politika e dyerve të hapura të NATO-s nuk duhet të ngatërrohet me “nje feste”, ku dikush mund të shkojë papritur .Po ashtu rikujtoi pasojat historike të nacionalizmit dhe laikizmit-populizmit në rajonin tonë, dhe përshkroi situatën aktuale në Ballkan, duke pikasur ne rritjen e shpejtë te nacionalizmit, pretendimet territoriale të irredentizmin dhe te populizmit, të cilat vazhdojnë të dominojnë politikën e brendshme të disa vendeve te rajonit.Ministri i Jashtëm grek tha më tej se të gjithë duhet të marrin vendim që rishikimi i kufijve në Ballkan është i mbaruar përfundimisht dhe problemet e hapura në rajon nuk duhet të futen te pazgjidhura në Aleancën e NATO-s.Avramopulos ka mbyllur fjalimin e tij duke theksuar nevojën për të respektuar parimet dhe kushtet e vëna nga NATO-ja, duke përfshirë respektimin e rregullave të fqinjësisë së mire per te gjitha shtetet anetare.