Berisha-Moore: Zgjedhja e Kryeprokurorit, një kapitull i ri në luftën kundër korrupsionit

Kryeministri Berisha priti në një takim Drejtorin për Cështjet e Evropës Qëndrore të Departamentit të Shtetit në SHBA zoti Jonathan Moore, i cili shoqërohej në takim nga Ambasadori i SHBA zoti Aleksandër Arvizu.Pasi i uroi mirëseardhjen, Kryeministri Berisha i shprehu zotit Moore kënaqësinë e vecantë për suksesin e vizitës së Sekretares Clinton në Shqipëri. Kryeministri e cilësoi këtë vizitë si një vizitë historike dhe më të rëndësishmen në kuadrin e festimeve të 100 vjetorit të pavarsisë së Shqipërisë.Ndërkaq Moore i shprehu kryeministrit urimet për 100 vjetorin e pavarsisë së Shqipërisë dhe e falenderoi për mikpritjen. Ai përcolli kënaqësinë e vecantë të Sekretares Clinton për mikpritjen e jashtëzakonshme dhe takimet shumë të suksesshme me autoritetet më të larta në Shqipëri. Të dy bashkëbiseduesit cmuan mesazhet e vlerësimit dhe të mbështetjes për demokracinë dhe konsolidimin e saj të vazhdueshëm në Shqipëri që Sekretarja Clinton dha gjatë vizitës së saj.Moore falenderoi kryeministrin Berisha për kontributin e Shqipërisë në kuadrin e NATO-s dhe përkrah SHBA-ve si një aleat besnik dhe i angazhuar për kauzën e lirisë, demokracisë dhe luftën kunder terrorizmit në botë. Ai gjithashtu përcolli vlerësimet për votimin e Shqipërisë mbi rezolutën për Palestinën në Asamblenë e Përgjithsme të OKB-së si dhe qëndrimn dhe angazhimin e saj të vazhdueshëm për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit.Nga ana e tij Kryeministri Berisha e siguroi zotin. Moore se Shqipëria do të vazhdojë të jetë faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon. Ai theksoi se progresi dhe forcimi i të drejtave të shqiptarëve në rajon është vecse në të mirën e stabilitetit dhe paqes së tij.Drejtori për Cështjet e Evropës Qëndrore të Departamentit të Shtetit nga ana e tij vlerësoi përpjekjet, lidershipin dhe angazhimin e kryeministrit Berisha në procesin e integrimit evropian të vendit. Duke e siguruar kryeministrin për mbështetjen e plotë të SHBA për këtë proces ai shprehu keqardhjen që miratimi i tre ligjeve nuk pati mbështetjen e nevojshme në Parlamentin e Shqipërisë dhe inkurajoi vazhdimin e përpjekjeve në këtë drejtim.Kryeministri Berisha pasi i shprehu angazhimin e palëkundur të qeverisë për procesin e integrimit të Shqipërisë bëri një rezyme të shkurtër të zhvillimeve politike në vend. Duke vlerësuar zhbllokimin e procesit politik dhe miratimin e ligjeve me shumicë të cilësuar ndër të cilat Kodin Zgjedhor dhe ndryshimin e Kushtetutës për imunitetet kryeministri shprehu keqardhjen për vendimin e liderit të opozitës për bllokimin e paarsyeshem te tre ligjeve të kërkuara nga Komisioni Evropian.Kryeministri Berisha theksoi se lufta kundër korrupsionit është themelore për avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit dhe suksesin e reformave të qeverisë. Ai ilustroi reformat e qeverisë në këtë drejtim si dhe theksoi se lufta dhe dënimi i veprave korruptive është e një rëndësie themelore. Në këtë kuadër kryeministri vlerësoi se zgjedhja e Prokurorit të ri të përgjithshëm do të hapë një kapitull të ri dhe cilësor në luftën kundër korrupsionit nga organi i prokurorise.Kryeministri cmoi cilësitë profesionale dhe integritetin e kandidaturës së dekretuar nga Presidenti i Republikës për këtë post si një kandidaturë e cila do ti japë tonin e duhurkëtij organi për një luftë pa kompromis dhe në mënyrë të paanshme dhe të pavarur ndaj korrupsionit dhe krimit.Gjithashtu kryeministri e siguroi zotin Moore se zgjedhjet e 23 qershorit 2013 do të jenë të lira e të ndershme dhe shprehu besimin se si qeveria edhe opozita kanë interes të përbashkët në arritjen e standarteve më të larta ndërkombëtare dhe ftoi që SHBA të dërgojnë numrin më të madh të vëzhguesëve .