Komisioni i ligjeve merr në konsideratë shqetësimin e KQZ për rritje fondi
Komisioni i ligjeve ka marrë në konsideratë shqetësimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për pamjaftueshmërinë e fondit të akorduar për vitin e ardhshëm nga buxheti i shtetit.Përfaqësuesit e KQZ-së, kanë kërkuar shtesë në fondin, pasi ka pamjaftueshmëri të buxhetit në shpenzimet operative dhe në investimet që janë parashikuar në infrastrukturë.Kreu i komisionit Ilir Rusmaili, duke e cilësuar momentin e mbajtjes së zgjedhjeve si të rëndësishëm për zhvillimet politike ka propozuar që të merren në konsideratë këto shqetësime.Ndërkohë ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, ndërsa tha se buxheti për institucionin që drejton është rritur për vitin e ardhshëm, tha se pallati i Drejtësisë do të fillojë të ndërtohet vitin e ardhshëm.Ndërkaq Komisioni i ligjeve pritet të shqyrtojë këtë të enjte dekretin e presidentit Bujar Nishani për emërimin e Adriatik Llallës në krye të organit të akuzës.Një ditë më parë, grupi parlamentar socialist vendosi që të abstenojë në votimin për dekretin e Presidentit të Republikës,ndërsa Tom Doshi ka delaruar votën pro. Votë mbështetëse për Llallën ka deklaruar dhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule.