Qindra hektarë të përmbytur në Lezhë, shkak mosfunksionimi i kanaleve kulluese
Harta e përmbytjeve në Lezhë si pasojë e reshjeve është zgjeruar ndjeshëm. Nësë problemi për fushat e komunës Kolsh, Zejmen dhe Shënkoll është bërë mosfunksionimi i Hidrovorit të Tales, në fushën e Torovicës qindra hektarë janë nën ujë si pasojë e mos hapjes së kanaleve kulluese që 20 vitesh.Të mbjellat e fermerëve janë tërësisht nën ujë,ndërsa situata mund të përkeqësohet edhe më tej për shkak të reshjeve me intesitet që vijojnë ende.Situatën tepër të vështirë e pranon edhe kreu i komunës Balldre, Zef Doçi, i cili thotë se hidrovori është në punë por investimet e munguara në sistemin e kullimit kanë sjellë dëme të mëdha. Ai shton se në dijeni të gjendjes është edhe Qeveria dhe Ministria e Bujqësisë, pasi komuna i është drejtuar me shkresa zyrtare.Situatë e renduar nga permbytjet paraqitet edhe ne zona te tjera, sic jane Zadrima por edhe zona e bregut te Mates, ku qidra hektare toke ndodhen nen uje.