Oketa takohet me Moore: SHBA, të zhgënjyer nga mungesa e konsensusit politik
Sekretari i Përgjithshëm i Frymës së Re Demokratike, Gazmend Oketa, zhvilloi sot një takim me Drejtorin e zyrës për Europën Jugore dhe Qëndrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore.Oketa vleresoi mbështetjen që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë e vazhdojnë t’i japin Shqipërisë në proceset integruese në strukturat Euro-Atlantike.Në këtë takim u diskutua rreth situatës politike në vend dhe nevojës jetike që ka Shqipëria për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme në mënyrë që qytetarët të vendosin me votë të lirë për qeverisjen demokratike të vendit dhe Shqipëria të ndahet një herë e mirë nga zgjedhjet e kontestuara dhe të manipuluara.Gjatë takimit u diskutuan edhe problematikat që kanë të bëjnë me demokracinë, shtetin ligjor, ndarjen e pushteteve si dhe pavarësinë e institucioneve të pavarura dhe kushtetuese.Z. Moore shprehu zhgënjimet për mungesën e konsensusit politik si dhe ecurine e reformave, edhe pas mesazheve të qarta të Sekretares Amerikane të Shtetit znj. Hillary Clinton.Duke marrë shkas edhe nga raporti i sotshëm i Transperancy International, Oketa shprehu shqetesimin për nivelin alarmant të korrupsionit, pandëshkueshmërinë dhe mungesën e vullnetit të maxhorancës për të luftuar korrupsionin.Sekretari i Përgjithshëm i Frymës së Re Demokratike konfirmoi pozicionin e kësaj partie për një politikë të moderuar si brenda dhe jashtë vendit duke evituar retorikat konfliktuale për të forcuar zbatimin e ligjit si dhe një klimë stabilizimi dhe promovimi për investimet e huaja në Shqipëri.FRD, theksoi z.Oketa, do të mbështesë cdo reformë integruese që është në interes të shtetit shqiptar dhe të qytetarëve.