Arrihet marrëveshje mes banorëve të Kombinatit dhe CEZ-it
Kompania e shpërndarjes së energjisë CEZ dhe banorët e Kombinatit kanë gjetur rrugën e bashkëpunimit duke arritur në një marrëveshje që i jep fund mungesës së dritave në këtë zonë.CEZ Shpërndarje ka arritur një marrëveshje me autoritetet drejtuese të Njësisë Bashkiake Nr 6 në zonën e Kombinatit duke bërë të mundur kthimin e normalitet përsa i përket furnizimit me energji elektrike.Kreu i Minibashkisë Krenar Cenollari u ka bërë apel të gjithë atyre banorëve që nuk kanë bërë pagesat që të bëjnë kontratat dhe likujdimet në vazhdimësi.CEZ Shpërndarje ka arritur një marrëveshje edhe me autoritetet e qeverisjes lokale të Mamurrasit dhe të komunave të Postrribës dhe asaj të Rrethinës në Shkodër, për bashkëpunim midis njësive vendore policisë dhe shoqërisë, në fushatën e ndërmarrë per shkëputjen e lidhjeve të paligjshme në rrjetin e shpërndarje. Lidhje këto të cilat shkaktojnë difekte të rënda dhe dëme të mëdha në rrjet, duke lënë zonat respektive pa energji.