Urdhëri surprizë i ministrit Tahiri, policët "zhduken" nga rrjeti social Facebook
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, efektivat e policisë në të gjithë komisariatet apo rajonet e vendit kanë gjetur në tavolinën e tyre të punës një urdhër të firmosur nga vetë ministri i brëndshëm Saimir Tahiri.Prej këtij moment urdhëri u bën të qartë policëve shqiptare që të kenë kujdes me përdorimin e Facebook-ut ku tashmë do ta kenë të ndaluar të përdorin disa element deri tani të liberalizuar. Sipas urdhërit të cilin e ka siguruar “Ora News” ministri sanksionon efektivat që të mos përdorin asesi simbolet e policisë në Facebook.Qëndrimet e tyre në këtë rrjet social duhet të jenë të qartësuara se janë mendim personal dhe jot ë uniformës që ata mbartin. Gjithashtu sipas këtij urdhëri policët gjatë shërbimit nuk mund të mbajnë bizhuteri, duke përfshirë këtu edhe varëset apo unazat që nuk janë symbol i martesës.E në fund edhe një mesazh i qartë për armët e shërbimit të cilat nuk duhet të jenë objekt public e aq më pak të përdoren përveçse për arsyen që iu është besuar. Ja urdhri i ministrit Tahiri