Maxhoranca do konsensusin që "prishi", Harito: Të amendojmë me PD ligjin për nëpunësin

Edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi aktin normativ për nënpunësin civil duhet se mazhoranca nuk tërhiqet nga shtyrja e ligjit të nënpunësit civil.Dy ministrat Ilirjan Celibashi dhe Milena Harito kanë zhvilluar një takim me krerët e grupeve kuvendore, ku nuk kanë që të pranishëm kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka dhe kreu i grupit të PR-së Fatmir Mediu.Në një prononcim për mediat pas takimit, ministrja Harito theksoi se mazhoranca i ka gati amendimet për ligjin e nëpunësit civil ndërsa theksoi se akti normativ është në fuqi deri në momentin kur vendimi i Gjykatës Kushtetuese të publikohet në fletoren zyrtare."Vendimi i Gjykatës qartësisht shfuqizon aktin normativ por në momentin kur vendimi i Gjykatës hyn në fuqi, ditën kur botohet në fletoren zyrtare.  Nuk ka asnjë problem të veçantë. Propozimi ynë që u hodh në takim ishte të propozojmë amendime në ligj për të qenë në koherencë me shtyrjen e efekteteve të këtij ligji. Ne kishim arsye të qenësishme për këtë gjë. Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë vendim për shtyrjejn e efekteve. Ne mendojmë se është e domosdoshme shtyrja efekteve  të këtij ligji në prill dhe do e bëjmë. Aktet nënligjore kanë përfunduar dhe së shpejti tre prej tyre do të kalojnë edhe në Këshillin e Ministrave” tha Harito.E pyetur në lidhje me pretendimin e Partisë Demokratike për të rikthyer të shkarkuarit nga administrate publike  ministrja Harito u shpreh: "Nuk ka asnjë bazë ligjore për këtë. PD mirë është që të argumentojë ato që thotë”Reagon Halimi: Ligji ka hyrë në fuqi në 1 tetorNdërkohë, pas deklaratës së ministres Harito ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë, Eduar Halimi.Përmes RTV 'Ora News', Halimi theksoi se Gjykata Kushtetuese foli qartë që  ligji për Statusin e Nëpunësit Civil hyri në fuqi më 1 tetor."Gjykata Kushtetuese foli qartë. Ka vetëm një garant të zbatimit të kushtetutës që është Gjykata Kushtetuese. Kush nuk e kupton këtë është një naiv mendjeshkurtër. Çfarë tha Gjykata Kushtetuese?  Ajo tha se ligji për nëpunësin civil ka hyrë në fuqi në 1 tetor sepse akti që i preu rrugën hyrjes në fuqi ishte anti-kushtetues dhe nuk ishte një çështje teknike por ishte një akt I cili binte ndesh me të paktën 5 nene të Kushtetutës. Nuk e tha Partia Demokratike por gjykata kushtetuese. Ajo e tha që ligji hyn në fuqi në 1 tetor dhe çdo efekt që ka prodhur ky ligj është i qënësishëm dhe kushtetues. Çdo efekt që ka prodhuar ligji I vjetër është anti-kushtetues. Do të thotë që atë argument teknik që përdori kryeministri duke e zhbërë ligjin dhe që shërbeu për spastrimin e administratës dhe të 5 mijë punonjësve, I gjithë ky argument ishte anti-kushtetues. I gjithë veprimi i sëpatës ndaj administratës për 5 mijë nënpunës duke zbatuar ligjin e vjetër është antikushtetues" tha Halimi.Në vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese theksonte se akti normativ është miratuar në shkelje të parimeve kushtetuese, konkretisht parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, si dhe të konsensusit politik të arritur në Kuvend në maj 2013.