AMA konferencë për diskriminimin
Autoriteti i Mediave Audio-Vizive ka zhvilluar sot një konferencë për diskriminimin në media.Në fjalën e saj, drejtoresha e AMA-s Endira Bushati u shpreh se mungesa e këshillit të ankesave është pengesë serioze për ushtrimin e plotë të kompetencave të AMA-s kundër këtij fenomeni.“Problemi që do të trajtohet sot ka qënë dhe janë pjesë e funksionit të AMA-s por edhe objekt i vëmendjes së teleshikuesve. Tashmë kuadri ligjor për median elektronike është i plotë, miratimi i ligjit të ri për mediat audio-vizive ka rritur detyrimet dhe përgjegjësitë tona dhe të ofruesve të shërbimit mediatik sidomos për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në programet televizive. Në mënyrë të drejtëpërdrejtë ligji i ri në nenin 32 të tij nuk lejon transmetimin e programeve që nxisin urrejtje mbi baza racore, gjinie, fetare, etnike, kombëtare dhe çdo forme tjetër diskriminimi. Me një akt të rëndësishëm nënligjor në kodin e transmetimit të miratuar së fundmi nga AMA ka një sërë rregullash të posaçme edhe për mbrojtjen e diskriminimit në media” tha Bushati.Sipas saj, nuk duhet harruar që edhe ndjeshmëria dhe kërkesat e publikut kundër diskriminimit, të respektimit dhe dinjitetit të individit dhe të grupeve vunerabël të shoqërisë është rritur."Prandaj AMA synon për strategji dhe politika që lidhen me çështje të mprehta të kulturës mediatike të respektimit të ligjit dhe të etikës në median audio-vizive. Këtij procesi sigurisht I vjen në ndihmë edhe bashkëpunimi i frytshëm dhe efikas me institucionet si komisioneri kundër diskriminimit, komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale, Avokati I Popullit apo me shoqata dhe përfaqësues të shoqërisë civile" tha Bushati.