Komisioni i reformës territoriale, takimi i parë formal, opozita "merr" mungesë

Pas konsensusit të mbrëmshëm për komisionin hetimor, mazhoranca ka tentuar të tërheqë opozitën duke mbledhur komisionin për reformën administrative-territoriale, ku pa surpriza,  PD dhe aleatët e saj, kanë munuguar.Sipas pikës 10 të dokumentit mbi të cilin Parlamenti vendosi ngritjen e komisionit, mbledhjet   konsiderohen të vlefshme vetëm kur në to merr pjesë me shumë se gjysma e anëtarëve të tij.Por bashkëkryetari socialist Bashkim Fino tha se takimi ishte për konstituimin e komisionit, dhe jo për nisjen nga puna.Mbledhja e parë u drejtua nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ndërkohë në pritje të 8 emrave nga opozita, të pranishëm ishin anëtarët e PS, dhe  të LSI.“Kjo reformë është me ndikim strategjik për zhvillimin e komunës, për të mos folur për mungesën e kapaciteteve njerëzore dhe natyrisht për keqmenaxhimin e shumë resurseve financiare. Unë dua të theksoj vullnetin e mazhorancës që ta bëjë këtë reform sëbashku me opozitën e cila është shprehur në të kaluarën për realizimin e kësaj reforme pavarësisht se nuk I ka pasur votat për ta bërë ëktë gjë. Ndryshimi është që mazhoranca e sotme edhe pse  i ka votat kërkon me insistim bashkëpunimin e opozitës se ka nevojë për mendimet e saj, idetë e saj dhe sepse kjo është në interesin e gjithë shqiptarëve.  Mjafton të përmend vetëm një fakt të thjeshtë që vetëm nga kostoja administrative që do të kursehet nga realizimi i kësaj reforme buxheti i shtetit do të fitojë 80 milionë dollarë përgjatë një mandati të pushtetit vendor, përveç shumë resurseve dhe mundësive të tjera që do të vihen  në dobi të komunitetit nëpërmjet politikave afatgjata, më strategjike dhe më të mirëmenduara ”tha Meta.Sipas tij, kjo reformë është në  interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë prandaj dhe mazhoranca kërkon me insistim që opozita të marrë të gjithë përgjegjësitë e saj."Që kur është ideuar realizimi i këtij komisioni është ideuar për të qënë një komision ku palët të kenë të drejta plotësisht të barabarta pavarësisht nga raportet e përfaqësimit në Kuvend. Është një reformë, e cila është kërkuar dhe kërkohet edhe nga komuniteti ndërkombëtar, i cili jo vetëm ka ofruar ekspertizë mjaft të kualifikuar, por njëkohësisht edhe po e financon këtë ekspertizë përmes projekteve konkrete dhe do të mbështesë realizimin e kësaj reforme deri në fund. Gjithëpërshirja dhe transparenca janë të rëndësishme. Është shumë e rëndësishme dhe e domosdoshme që edhe opozita të marrë përgjegjësitë e saj në emër të të gjithë këtyre elementëve pozitivë që do të sjellë realizimi i kësaj reforme, por padyshim është shumë e rëndësishme që kjo reformë të mos mbetet vetëm në kuadrin parlamentar apo politik. Hapja e saj edhe përmes angazhimit të vetë komisionit tuaj me shoqërinë civile, me shoqatat e kryetarëve të bashkive dhe të komunave, me mediat, me grupet e ndryshme të interesit, me komunitetet anembanë vendit, absolutisht do t’i japë të gjithë legjitimitetin e duhur kësaj reforme, por njëkohësisht edhe do të mbledhë mendimet më të mira që do të reflektohen në draftin përfundimtar” shtoi Meta.Komisioni me 16 anëtarë dhe me bashkëdrejtimin e PS e PD mund të zhvillojë mbledhje të vlefshme, nëse do ketë praninë e të paktën 1 përfaqësuesi të opozitës, çka lë mundësi për zgjidhje në rast se një prej forcave alëtate te PD, pra PDIU apo PR vendos të marrë pjesë.