Berisha: Posta shqiptare me shërbim modern

Postierët nuk do të kenë më me vete blloqe, dosje dhe stilolapsa gjatë dorëzimit të porosive por në vend të tyre do të mbajnë një aparaturë.Në këtë aparat i cili funksion si rrjet, jepen detajet e porosisë dhe pasi marrësi firmos në ekranin qëndror të postës në Tiranë del firma e dorëzimit dhe marrësit. Shembujt e parë u demostruan dhe autoritet e postës e quajtën një sukses të plotë infromatizimin e shërbimit postar.Kryeministri Berisha tha se postierët e parë, 100 vjet më parë sakrifikuan edhe jetën e tyre ndërsa sot ky shërbim bëhet në kushtet më moderne.“Dua të theksoj këtu se në këtë 100 vjetor ju, punonjësit e Postës Shqiptare dhe drejtuesit e saj, vini krenarë për standardet më të larta të shërbimeve që keni vendosur. Këto standarde janë vepër e juaja, e drejtuesve tuaj, e vizionit të tyre, realisht, këto pak vitet e fundit. Shërbimi postar është një shërbim themelor në një shtet, është një detyrim madhor i ofrimit të tij për qytetarët. Në Shqipëri ky shërbim përballohet nga sektori publik, sikundër ne jemi të hapur dhe ekziston edhe sektori privat. Gjykoj se përpjekjet e jashtëzakonshme që u bënë këto 5 - 6 vite nxorën sektorin publik, ashtu sikundër edhe duhet të jetë, lider në shërbimin postar të vendit. Sot Posta Shqiptare i ofron këto shërbime në standardet më të larta, më të sigurtat që ekzistojnë në Evropë apo në botë” tha Berisha.Ekspertët e postës thonë se nëpërmjet dixhitalizimit, postierët orientohen edhe hartat elektronike dhe marzhi i gabimit të rrugëve është i ulët. Në vend janë 555 zyra të shërbimit postar dhe shumë shpejt priten të inagurohen edhe 700 zyrat të shërbimit postar të cilat ofrojnë dhe internet.