Raporti i TI-së për korrupsionin, Rama: Qeveria na turpëroi

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama e ka cilësuar si  dërrmues për statusin dhe turpërues për shqiptarët raportin e Transparency International për korrupsionin i cili e radhit Shqipërinë në vendin e 113-të.Në një konferencë për shtyp, kryesocialisti Rama theksoi se qeveria e ka turpëruar Shqipërinë në sytë e ndërkombëtarëve.“Kjo qeveri po e lë me keq vendin edhe në perceptimin e korrupsionit. Në një vit kemi rënë falë qeverisë dhe keqqeverisjes jemi futur mes Etiposë simbolit të korrupsionit në botë. Sot shqiptaret kanë marrë për shkak të qeverisjes më të korruptuar në shuplakë të rëndë në sytë e mbarë botës, qeveria na ka turpëruar botërisht”- tha ai.Ai ka shtuar se përballë kësaj situate të pashpresë ku qeveria shqiptare paraqitet si e korruptuar duhet një reagim i fortë për ndryshim.“Raporti i Transparency International është dërrmues për statusin, turpërues botërisht për vendin dhe gjithë shqiptarët kudo që ndodhen për shkak të qeverisë së korruptuar të Sali Berishës. Kjo është dhurata më kuptimplotë që qeveria i bën shqiptarëve në këtë 100-vjetor. Sot shqiptarët kanë zyrtarisht qeverinë e tyre më të korruptuar dhe qeveria ka rënë në zonën më të errët të batakut të korrupsionit. Shqipëria nuk mund të shkojë më poshtë. Shqipëria duhet të rilindë dhe amaneti i të parëve nuk duhet të përdhoset me baltën e korrupsionit. Viti 2013 duhet të jetë viti i ndryshimit. Raporti i Transparency International është leximi i faktit që ku venë borxhet që Saliu i merr në emër të shqiptarëve për karrigen e tij dhe që e vuajnë shqiptarët" tha Rama.vijon..