Kryeprokurori, Ligjet shqyrtojnë nesër dekretin e Presidentit
Komisioni i Ligjeve shqyrton nesër dekretin e presidentit Bujar Nishani për kryeprokurorin e ri të vendit.Mbledhja e komisionit do të zhvillohet nesër në orën 09:00 ndërsa në rendin e ditës do të jetë shqyrtimi i dekretit të presidentit për emërimin e Adriatik Llallës në krye të organit më të lartë të akuzës.Një ditë më parë, grupi parlamentar socialist vendosi që të abstenojë në votimin për dekretin e Presidentit të Republikës,ndërsa Tom Doshi ka deklaruar votën pro. Votë mbështetëse për Llallën ka deklaruar dhe kreu i PBDNJ-it Vangjel Dule.PS-ja e argumentoi abstenimin me kundërshtinë e procesit mbi bazën e të cilit Lllalla merr detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, duke i mëshuar faktit se për PS mandati i Prokurores aktuale Ina Rama nuk ka përfunduar ende.Partia Socialiste ka deklaruar se nuk e kundërshton kandidaturën e Llallës, i cili me kohë do të tregojë nëse është në lartësinë e kësaj detyre, e ndoshta guri i provës do të jetë zbardhja e vrasjes së katër protestuesve në 21 janar 2011.Të hënën Presidenti i Republikës ,Bujar Nishani, dekretoi Adriatik Llallën si Prokuror të Përgjithshëm pavarësisht debatit të hapur për kohën kur mbaron mandati i Kryeprokurores aktuale Ina Rama.Halimi: Ndërtimi i Pallatit të Drejtësisë nis vitin e ardhshëmNdërkohë ministri i Drejtësisë Eduard Halimi është shprehur se Pallati i Drejtësisë do të fillojë të ndërtohet vitin e ardhshëm.Duke folur në komisionin e ligjeve ku është diskutuar për buxhetin e vitit 2013 për ministrinë e drejtësisë, Halimi theksoi se prioritet për vitin e ardhshëm mbetët dixhitalizimi i sistemit të drejtësisë.“Buxheti i vitit 2013 për Ministrinë e Drejtësisë është rritur duke shkuar në 73 milionë dollarë. Për kompensimin e ish-pronarëve buxheti 2013 ka parashikuar 3 milionë dollarë. Ndërtimi i Pallatit të Drejtësisë fillon vitin tjetër dhe është një investim prej 14 milionë eurosh ku 2 milionë euro do të jepen nga buxheti i shtetit dhe 12 milionë euro nga Bashkimi Europian” tha Halimi.KQZ kërkon fonde shtesë, Rusmajli: Mbështesim kërkesën për 300 mln lekëKomisioni i ligjeve ka marrë në konsideratë shqetësimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për pamjaftueshmërinë e fondit të akorduar për vitin e ardhshëm nga buxheti i shtetit.Përfaqësuesit e KQZ-së kanë kërkuar fond shtesë pasi ka pamjaftushmëri të buxhetit në shpenzimet operative dhe në investimet që janë parashikuar në infrastrukturë.Kreu i komisisonit Ilir Rusmajli duke e cilësuar momentin e mbajtjes së zgjedhjeve si të rëndësishëm për zhvillimet politike ka propzouar që të merren në konsideratë këto shqetësime.“Zgjedhjet janë çështje delikate prandaj dhe mbështesim kërkesën e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për fonde shtesë. Ne mbështesim kërkesën e KQZ-së për një fond shtesë përej 300 milionë lekësh” tha Rusmajli.