Lezhë, qëllon të atin pasi i plagosi nënën dhe vëllanë

Ngjarja e rëndë  e ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Kalur të Lezhes, ku një 62-vjeçar ka plagosur me armë gruan edhe djalin e tij bëhet edhe më tragjike. Mark Çupi ka humbur jetën në spital pasi sipas policisë është qëlluar me qytën e një arme zjarri nga djali tjetër Saimir Çupi i cili ka kryer këtë veprim në gjendje shoku.Ndërkohë që policia ka  mundur të vërë në pranga 25-vjeçarin Saimir Çupi.  Ngjarja ka ndodhur në komunën e Ungrejt ku rreth orës 20:00 të mbrëmjes  së ndjeshme, pas një grindje në familje, kryefamiljari Mark Çupi ka qëlluar gruan e tij Marte Çupi, 53 vjeçe dhe djalin 27 vjeçar Astritin.Sipas policisë mendohet se autori i kësaj ngjarje në momentin e kryerjes së krimit ka qenë në gjendje të dehur. Dy të plagosurit janë marrë nga të afërm që jetonin pranë familjes Çupi dhe i kanë transportuar drejt spitalit të Lezhës.Por distanca e largët e fshatit Kalur me spitalin e Lezhës ka sjellë që dy të plagosurit të humbasin gjakë dhe gjëndja e tyre shëndetësore të rëndohet. Më pas ata janë transportuar menjëherë në Spitalin Ushtarak në kryeqytet ku janë jashtë rrezikut për jetën.Ndërkohë që sipas policisë djali tjetër pasi ka mësuar ngjarjen nuk ka hezituar të qëlloj me tytën e një arme zjarri babin e tij. Viktima është gjendur në gjendje të rëndë nga banorët e zonës të cilet e kanë dërguar në spital ku edhe më pas Mark Çupi ka humbur jetën në orën 22:00 të mbrëmjes së djeshme.Ende nuk janë bërë të qarta motivet e këtij krimi në familje, pasi pritet marrja në pyetje e 25-vjeçari Saimir Çupi për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.