Nishani në Mal të Zi, merr pjesë në samitin e 4 Presidentëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2012, 08:02
Kreu i shtetit Bujar Nishani ndodhet në Mal të Zi ku do të marrë pjesë në Samitin Rajonal të Katër Presidentëve.Në samitin që do të zhvillohet sot në Budva,përveç, kreut të Malit të Zi Filip Vujanoviç dhe të shtetit shqiptar Bujar Nishani do të marrin pjesë edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.Përveç pjesëmarrjes në Samit , Presidenti Nishani do të zhvillojë takime dypalëshe me Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga , Presidentin e Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov dhe Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç.