EUROPOL, gati marrëveshjen e Bashkëpunimit Operacional me Ministrinë e Brendshme
EUROPOL është i gatshëm për nënshkrimin e "Marrëveshjes së Bashkëpunimit Operacional" me Ministrinë e Brendshme.Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i përgjithshëm i EUROPOL, Robert Wainëright gjatë një takimi në Hagë me ministrin e brendshëm të Shqipërisë Flamur Noka.Gjatë takimit, drejtori i EUROPOL, Wainëright, shprehu vlerësimin për marrëdhëniet e shkëlqyera të bashkëpunimit mes EUROPOL-it dhe Ministrisë së Brendshme e Policisë së Shtetit të Shqipërisë."Më vjen shumë mirë që në këtë takim të parë me ju zoti Ministër, t'ju jap edhe një lajm shumë të mirë për të dy palët. Pas miratimit nga Bordi i Menaxhimit të EUROPOL të raportit për sigurinë e plotë që Shqipëria ofron për mbrojtjen e të dhënave personale, edhe Bordi Supervizues i EUROPOL, pas shqyrtimit vetëm pak ditë më parë, e miratoi raportin duke i hapur rrugën fillimit të negociatave për nënshkrimin e 'Marrëveshjes së Bashkëpunimit Operacional', mes EUROPOL dhe Policisë së Shtetit të Shqipërisë", nënvizoi Wainëright, duke nënvizuar faktin se kjo marrëveshje përbën formën më të lartë të bashkëpunimit të EUROPOL me një shtet jo anëtar të BE-së.Duke shprehur konsideratën më të lartë për rolin e EUROPOL në luftën kundër krimit në gjithë hapësirën europiane, minstri i Brendshëm Noka shprehu kënaqësinë e madhe për vendimmarrjen Bordit Supervizues të EUROPOL."Është një kënaqësi e veçantë që në cilësinë e Ministrit të Brendshëm, të mësoj për këtë vendim në këtë takim. Është padyshim një arritje e madhe për Shqipërinë, Ministrinë e Brendshme dhe strukturat në varësi të saj, pasi është një tregues i qartë, si për shkallën më të lartë të sigurisë që ofron Shqipëria në ruajtjen dhe mbrojtjen e të dhënave personaleve, por edhe për faktin se bashkëpunimi në luftën kundër krimit dhe goditjes së elementëve të inkriminuar, do kalojë në shkallën më të lartë të bashkëpunimit", u shpreh ministri Noka, duke shtuar se përkushtimi dhe angazhimi i Ministrisë së Brendshme, agjencive të sigurisë dhe rendit publik në varësi të saj, në luftën kundër krimit, në plotësimin e të gjitha detyrimeve që kanë në kuadër të bashkëpunimit dypalësh, me këtë vendim kanë marrë edhe një tjetër vlerësim", theksoi Ministri Noka, duke shtuar se "sapo të nënshkruhet marrëveshja, Ministria e Brendshme do të marrë të gjitha masat e nevojshme për ratifikimin e saj në kohën më të shpejtë të mundshme në Parlamentin e Shqipërisë".Sipas ministrit Noka, kjo marrëveshje ndikon drejt për së drejti në rritjen e eficencës në luftën e vendit tonë kundër krimit. “Ashtu sikundër edhe ju e dini, në Shqipëri tashmë nuk ka krim të organizuar, por elementë kriminalë, të cilët tentojnë me të gjitha format, të gjejnë mënyra dhe rrugë bashkëpunimi. Nënshkrimi i marrëveshjes operacionale me EUROPOL, krijon të gjitha hapësirat për riorganizimin e strukturës së oficerëve ndërlidhës të Ministrisë së Brendshme, në vend e BE-së, duke i dhënë prioritet të plotë fuqizimit me kapacitete njerëzore të Zyrës Ndërlidhëse shqiptare në EUROPOL. Kjo do të ndikonte ndjeshëm si në forcimin e bashkëpunimit me vendet anëtare të BE-së, në kuadrin e EUROPOL, por paralelisht do të ndikonte në shkëmbimin e informacionit në kohën më të shpejtë të mundshme", nënvizoi Ministri Noka.Si ministri Noka ashtu edhe drejtori i përgjithshëm i EUROPOL-it shprehën besimin se bashkëpunimi mes dy palëve tashmë është konsoliduar dhe marrëveshja, e cila pritet të nëshkruhet së shpejti, do të sanksiononte në mënyrë përfundimtare nivelin e bashkëpunimit reciprok.