Alarm fals për bombë tek Gjykata e Tiranës
Një telefonatë që ka zgjatur pak sekonda ka lënë pas amullinë dhe panikun në Gjykatën e Tiranës. Në anën tjetër të receptorit telefonik një zë mashkulli lajmëron se për për pak minuta një bombë do shpërthejë…Normaliteti përditshmërisë së punës në korridoret e gjykatës shëndërrohet në një alarm ku të gjithë nxitonin të dilnin sa më parë jashtë, përfshirë edhe të pandehurit që janë përcjellë me shpejtësi sërisht në paraburgim.Për gati 1 orë policia ka zbrazur ndërtesën në bulevardin "Zhan Dark" duke sjellë edhe ndërprerjen e gjithë aktivitetit gjyqësor.Kontrolli me ekspertë dhe qen anti-minë ka qënë i rreptë ku skanerit nuk i kanë shpëtuar as makinat e shumta që ndodheshin të parkuara pranë gjykatës.Ankthi ka zgjatur për rreth 60 minuta ku policia ka kryer detyrën e saj edhe pse e bindur se ishte thjeshtë një lojë provokuese telefonata e mbërritur me kërcënimin për bombë.Në fund ekspertët kanë konfirmuar këtë dyshim duke qetësuar të gjithë njerëzit se bëhej fjalë për një alarm fals.Pas këtij konfirmimi në gjykatë është kthyer normaliteti dhe policia ka liruar zonën nga mbikqyrja e rreptë duke nisur kërkimet për telefonuesin që mund të jetë një person që kishte punë me ligjin pikërisht në gjykatë dhe për të bërë telefonatën ka përdorur një kabinë publike.