Tom Doshi kundër grupit të PS: Do të votoj pro Adriatik Llallës për Prokuror të Përgjithshëm

Por ndryshe nga grupi do të votojë Tom Doshi, deputeti i PS. Në një deklaratë për shtyp Tom Doshi shprehet se do të jap votën pro për Adriatik Llallën në krye të prokurorisë së Përgjithshme."Kam vendosur të votojë Adriatik Llallën, për prokuror të Përgjithshëm, sepse kam besim që është një person me integritet. Ai më ka hetuar dy herë rresht, duke kontrolluar cdo pasuri dhe pronë timen deri në Australi. Ka zbatuar ligjin me korrektëse. Kam besim se të njëjtën korrektësi do të ketë edhe në drejtimin e organit të akuzës, dhe se do të jetë prokuror i gjithë shqiptarëve. I kam bërë thirrje PS ta votojë, deri sa e kemi votuar ne në krye të ILDKP. Unë përgjigjem para elektoratit dhe nuk pranoj të bëjë lojëra në dem të vendit", thekson në deklaraten e tij deputeti i PS Tom Doshi, duke dalë kundër grupit të Partisë Socialiste, i cili ka deklaruar se do të abstenojë për emrin e Adriatik Llallës si Prokuror i Përgjithshme.Të hënën Presidenti i Republikës ,Bujar Nishani, dekretoi Adriatik Llallën si Prokuror të Përgjithshëm pavarësisht debatit të hapur për kohën kur mbaron mandati i Kryeprokurores aktuale Ina Rama.