Topi: Kryeministri po e shet territorin për 1 euro
Kryetari i partisë “Fryma e Re Demokratike” Bamir Topi ka lëshuar akuza të ashpra në adresë të kreut të qeverisë, Sali Berisha, për keqqeverisje, korrupsion, mjerimit të shqiptarëve, borxhit në rritje e së fundi edhe për deklaratat e tij nacionaliste.Në një konferencë për shtyp, Topi e ka akuzuar kryeministrin se ka kapur institucionet e shtetit ndërsa i ka cilësuar gjithashtu si populiste deklaratat nacionaliste të tij."Në pamundësi për të mirëqeverisur dhe në pamundësi për tu ofruar zgjidhje qytetarëve, kryeministri ka nisur një fushatë populiste dhe spekulative nacionaliste. Ai që dhuroi pjesë të territorit shqiptar, ai që i fali pa asnjë lloj problemi bizneseve jo shqiptare nga rajoni duke ia shitur shumë lirë territorin shqiptare me politikën “Shqipëria 1 euro” po del dhe po bëhet patriot i madh. Ky njeri s`ka respekt për pronën dhe e falë atë sikur të ishte malli i të atit. Ky njeri i fal pronën disa biznesmenëve rajonalë dhe ju e dini se për kë e kam fjalën duke mos respektuar të drejtën legjitime të pronarëve të cilët prej 22 vitesh sorrollaten për të marrë pronën e tyre dhe ky zotëria ia fal me një euro pasi brenda kësaj ndodhen edhe interesa të tjera. Ai bën që politika në vitin e 8 të qeverisjes nuk kanë çarë kokë kurrë për bashkëatdhetarët tanë, ata kanë probleme të rëndësishme, ku është dikasteri për emigracionin, ne nuk kemi numër ku janë emigrantët e çfarë problemesh kanë ata” tha Topi.Topi gjithashtu ka theksuar se aktualisht situata në Shqipëri është më e rëndë se në vitet 90. “Këtë e ndjell ai që erdhi nga Partia e Punës për t’u futur në Partinë Demokratike. Prej 22 vitesh ai vijon të premtojë të njëjtat gjëra dhe nuk realizon asgjë” tha Topi.Ndërsa i është referuar kryeqytetit, kreu i FRD-së Topi ka theksuar se Tirana është i vetmi kryeqytet në botë pa trashëgimi kulturore dhe pa identitet ku qytetarët e identifikojnë me xhaminë e Et`hem Beut dhe me kullën e sahatit.Sipas tij, qytetarët e Tiranës janë keqpërdorur dhe mashtruar për qëllime elektorale ndërkohë që për ta nuk është bërë asgjë.