Deklaratat për bashkim kombëtar, Kadilli: Jo për qëllime elektorale

Idea e hedhur nga kryeministri Berisha  për bashkim kombëtar nuk është  e lancuar për qëllime elektorale, por është një ide e artikuluar që në marsin e vitit  1992.Duke hedhur poshtë pretendimet se kjo po përdoret si një kartë për qëllime elektorale, deputeti i Partisë Demokratike  tha gjatë intervistës në edicionin qëndror të lajmeve në “Ora News”, se ky është një projekt më shumë se 20-vjeçar i liderit të demokratëve.Një ditë më parë kryeministri njoftoi iniciativën ligjore për ti dhënë pasaportën shqiptare çdo  bashkëkombasi që e kërkon.